Weber pasi humbi postin më të lartë në BE: I zhgënjyer me Macron dhe Orban

Weber pasi humbi postin më të lartë në BE: I zhgënjyer me Macron dhe Orban

Manfred Weber bën fajtor presidentin francez, Emanuel Macron, dhe kryeministrin hungarez, Viktor Orban, për dështimin në rrugën drejt presidencës së Komisionit Europian. Weber ishte kandidati numër një për këtë post, por ai u refuzua nga liderët e BE-së, të cilët zgjodhën ministren gjermane të Mbrojtjes, Ursula von der Leyen.   

“Ka pasur bisedime të fshehta dhe takime natën vonë, në të cilat aksi i Makronit dhe Orbanit mbizotëroi, dhe sistemi i Spitzenkandidat u shpërbë", tha Weber për “Bild” të enjten. "Kjo nuk është Evropa që dua dhe unë do të vazhdoj të luftoj për demokratizimin e BE-së".

Weber ishte kandidati i qendrës së djathtë europiane, e cila, pavarësisht se humbi disa vende, doli grupi më i madh parlamentar nga zgjedhjet e 26 majit.

Por kandidatura e tij u pasua me kritika të qëndrueshme dhe krerët e BE të martën emëruan një tjetër konservatore gjermane, ministren e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen, në postin e kreut të Komisionit.

Macron - një kundërshtar kryesor i sistemit Spitzenkandidat - ishte një nga kritikët më të mëdhenj të Weber, duke e argumentuar qëndrimin e tij me "përvojën" dhe "besueshmërinë" e pamjaftueshme.

Orban e tërhoqi mbështetjen e tij për Weber-in pasi në cilësinë e kandidatit kryesor, ai u zotua të mos pranonte pozitën e presidentit të Komisionit nëse suksesi i tij varej nga mbështetja e partisë qeverisëse të Hungarisë Fidesz. Para kësaj, Weber ka pasur kritika nga kundërshtarët e tij gjatë fushatës lidhur me marrëdhënien e tij të ngushtë me Orbán.

Weber është shprehur se sulmet ndaj tij ishin "të habitshme" pasi "fushata elektorale e Macronit (në zgjedhjete europiane) ishte veçanërisht e drejtuar kundër Orbanit".

"Macron tha votoni për Europën time, jo për Orbanin". Dhe papritmas ata po punojnë së bashku dhe po dëmtojnë Europën demokratike", tha ai. / Politico.eu / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy