Kriza politike, McAllister dhe Fleckenstein takim me Rama-Metën në kryesin e Kuvendit

Kriza politike, McAllister dhe Fleckenstein takim me Rama-Metën në kryesin e Kuvendit

Zv.Presidenti i PPE-së, David McAllister dhe eurodeputeti Knut Fleckstein kanë nisur takimet e tyre me drejtuesit politik në vend, në kuadër të zgjidhjes së krizës në Tiranë.

Takimin e parë e kanë nisur me kreun e Kuvendit, Ilir Metën në kryesi, ku është bashkuar në takim edhe kreu i qeverisë Edi Rama.

Por kryeministri nuk ka vajtur vetëm në këtë takim, pasi është shoqëruar nga kreu i grupit parlamentar të PS Gramoz Ruçi dhe nënkryetari i grupit socialist Taulant Balla. 

Ndërkohë që pas këtij takimi është parashikuar edhe një takim me përfaqësues të opozitës. 

Dy negociatorët të cilët kanë marrë përsipër për të gjetur një zgjidhje për ngërçin politik që gjendet vendi prej 66 ditësh, do të zhvillojnë sot takime me palët politike.

Ata do të ulen në tryezë me një draft marrëveshje me disa pika, të cilën do t’ia prezantojnë Ramës dhe Bashës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy