
Sërish përplasje në Kuvendin e Kosovës. Pas situatës së tensionuar të paradites, seanca ka vijuar me përplasje midis deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe atyre të Lëvizjes Vetëvendosje. Opozita tenton të parandalojë mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme që u thirr nga 41 deputetë. Deputetët e opozitës bllokuan foltoren, duke e detyruar kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, të kërkojë ndërhyrjen e sigurimit. Në drejtim të Konjufcës janë hedhur shishe uji.



