Reforma e territorit, Rama: Do përfshihet edhe mbrojtja e peizazheve

Reforma e territorit, Rama: Do përfshihet edhe mbrojtja e peizazheve

Në një takim me kryebashkiakët, kryeministri Edi Rama u shpreh se do të bëhet një ndarje e qartë mes kërkesave për pronësinë mbi tokën bujqësore dhe atyre për ndërtim. 

Rama njoftoi gjithashtu përfshirjen e arkitektit të peizazhit në reformën territoriale dhe shprehu synimin për mbrojtjen e kodrave të bregdetit dhe të Tiranës nga ndërtime të pakontrolluara, duke sjellë si shembull modelin e Porto Palermos. 

Kjo çështja e kërkesave për titujt e pronësisë mbi tokën bujqësore, duhet të shihet ka ardhur të ndahet përfundimisht midis çfarë është kërkesë për pronësi për tokën bujqësore dhe kërkesë për pronë për ndërtim. Se historia nëpër shkëmbinj apo vende kur s’ka pasur kurrë bujqësi është një histori kap tokë që të bësh ndërtim. Nga ana tjetër, kemi filluar një punë me Agjencinë e Planifikimit dhe të Zhvillimit Urban dhe pjesë e reformës së territorit do të jetë edhe përfshirja e një elementi tjetër, që është arkitekti i peizazhit, mbrojtja e peizazheve, se nuk mundet dot që të gjitha kodrat e bregdetit shqiptar të mbushen me resorte, vila apo kodrat e Tiranës me pallate. Siç bëmë me Porto Palermon që e kthyen të tërë gjirin në një zonë të mbrojtur, do të ndërtojmë një skedë të re për të mbrojtur pjesë të peizazhit përgjatë bregdeti dhe rreth gjithë qyteteve. Të ndërtosh kulla në qytet është gjëja e duhur. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy