Një pacient humbi jetën në spital, Prokuroria Fier dërgon për gjykim 5 mjekë

Një pacient humbi jetën në spital, Prokuroria Fier dërgon për gjykim 5 mjekë

Prokuroria Fier dërgon në gjyq 5  mjekë të Spitalit Rajonal për “Neglizhencë në trajtimin mjekësor”.

Sipas organit të akuzës rezulton se si pasojë e neglizhencës së 5 mjekëve në fjalë, ka ndërruar jetë pacienti me inicialet B.SH. 

Në njoftim thuhet:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka përfunduar hetimet paraprake të çështjes penale nr.1437, viti 2022, dhe dërgon për gjykim 5 (pesë) të pandehur, mjekë të Spitalit Rajonal Fier, konkretisht të pandehurit L.V( M), E.D., A.S., A.S. dhe N.B., për veprën penale, “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, parashikuar nga neni 96 paragrafi i 2 Kodit Penal. Nga provat e administruara dhe analizimi i tyre, ka rezultuar se pesë mjekët kanë neglizhuar në trajtimin mjekësor të shtetasit B.SH., i cili më pas ka ndërruar jetë. Prokuroria Fier, është plotësisht e angazhuar për të ushtruar ndjekje penale dhe vënë para përgjegjësisë të gjithë funksionarët publikë që kryejnë vepra penale".
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy