Klik Ekspo Group/ Poskin: Rajoni tërheq investitorët e huaj. Duhet të njohin Shqipërinë, mundësi për turizmin (VIDEO)

Klik Ekspo Group/ Poskin: Rajoni tërheq investitorët e huaj. Duhet të njohin Shqipërinë, mundësi për turizmin (VIDEO)

Nga Panairi “Klik Ekspo Group” gazetari Sebastian Zonja bën me dije se 250 biznese po marrin pjesë në këtë event, ku interesi i qytetarëve është i madh.

Gjatë një lidhje me ‘MCN Live’ ai bëri me dije se sot ka shumë aktivitete ku të pranishëm janë biznesmenë të ndryshëm, ka llojshmëri biznesesh që nga ato të infrastrukturës, teknologjisë dhe do jenë ditë të mbushura me konferenca të ndryshme dhe për të parë nga afër se çfarë ofrojnë bizneset.

Network është një nga pikat kryesore pasi ndërlidhja është një nga pikat më të rëndësishme.

Gjtë këssaj lidhje ai bëri të mundur dhe një ntervistë të shkurtër me një sipërmarrës belg Eric Louis Poskin i cili u shpreh se rajoni ka rritje ekonomike duke tërhequr dhe investitorë të huaj. Sipas tij ardhja në Shqëipëri ëhstë jë eksperiencë e bukur dhe se të huajt duhet ta njohin Shqipërinë pasi kjo ofron mundësinë për të rritur turizmit.

Jemi në rajonin e juglindjes dhe Shqipëria ka një rol për të luajtur është një rajon jo shumë i njohur por Shqipëria ka një rol për tu njohur. Ky rajon ka një rritje ekonomike nga 4-5 % dhe kjo mund të tërheqë vëmendjen e investitorëve të ndryshëm që do duan të vijnë drejt këtij rajoni.

Kam qenë këtu para 15 vjetësh dhe kam ardhur të shoh evolucionin ekonomik të këtij vendi sa i përket bashkëpunimit mes Evropës dhe rajonit, Belgjikës dhe këtij vendi. Ne jemi në qendër të juglindjes evropiane dhe klik ekspo grup po luan rol të rëndësishëm në tërheqjen e bizneseve dhe reklamimeve të ndryshme ku Shqipëria është duke luajtur rolin e saj.

Turizmi është një pikë kyçe në sektorin e ekonomisë dhe në këtë aspekt jo vetëm shqiptarët që jetojnë jashtë, por vetë Shqipëria duhet të prezantojë çfarë ka diçka speciale që ofron që të huaj të ndryshëm të vijnë në Shqipëri për ta vizituar.

Turizmi është një pikë e rëndësishme por infrastruktura, shëndetësia dhe çështje të tjera kanë rëndësi për sa i përket zhvillimit të Shqipërisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy