Buxheti 2022/ Rama: Zerojmë taksat dhe rrisim pagat për disa kategori

Buxheti 2022/ Rama: Zerojmë taksat dhe rrisim pagat për disa kategori

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në sencën e sotme të Kuvendit po bën prezantimin e projektbuxhetit për vitin 2022, i cili do të diskutohet në dy seanca maratonë në seancat plenare të së hënës dhe të martës në Parlamentin e Shqipërisë.

Sipas Ramës, ky është një buxhet i ndërmjetëm sipas tij, mes fazës së imponuar nga fatkeqësitë natyrore dhe fazës së re të zhvillimit.

E parashikuar në buxhet është edhe kriza e pritshme energjetike. Pavarësisht asaj, do të ketë një rritje të mbështetjes për kategoritë në nevojë.

Kështu, për mbi 15 mijë familje, pritet të dyfishohet ndihma ekonomike. Financime do të injektohet po ashtu në ekonomitë familjare dhe ato kombëtare.

Do të ketë ndërkaq ekuilibër mes rritjes së shpenzimeve dhe rritjes së sigurt afatmesme apo afatgjatë.

Taksat për pagat deri në 40 mijë lekë do të zërohen. Përgjysmohen ato 40 deri në 50 mijë lekë. Po ashtu përgjysmohet tatimi edhe mbi pagat 150 deri në 200 mijë lekë.

Një tjetër proces që prek buxheti, është edhe ai i digjitalizimit të plotë të shërbimeve. Sipas kreut të Qeverisë, ky proces, brenda vitit 2021, do të jetë tërësisht digjital për sa i përket shërbimeve publike të dokumenteve.

Kreu i qeverisë tha se me buxhetin e vitit 2022 do të rriten pagat për infermierët, mjekët dhe mësuesit me 6%. Po ashtu Rama shtoi se do të dyfishohet ndihma sociale për familjet me 3 fëmijë.

“Skema e këtij buxheti është dëshmi e një arritje domethënëse të këtyre dy viteve tejet të vështira. Për të mbetur ambicioz për të nesërmen gjatë kurimit të dy plagëve. Plagët e tërmetit po mbyllen dhe ato të pandmeisë po trajtohen. Sic flet qartë ky buxhet asnjë sektor dhe reformë nuk është lënë pas dore. Me këtë buxhet rrisim financimin për të mbështetur njerëzit e këtij vendi, kategoritë më në nevojë, fëmijët, të rinjtë e tj. Injektojmë financime në ekonominë kombëtare dhe familjare, duke mbajtur edhe borxhin publik në parametra të sigurt. Zerojmë taksën në pagat deri në 40 mijë lekë.

Përgjysmojnë taksën mbi pagat nga 400 mijë deri në 500 mijë lekë. Përgjysmojnë taksën për forcat e kualifikuara të punës që marrin nga 1.5-deri në 2 milion., rrisim pagat për mësuesit dhe mjekët. Rrisim pagat deri në 150% port punonjësit dhe3 drejtuesit e policisë s shtetit që shërbejnë larg vendbanimit. Rrisim pagën deri në 30% për FA. Dyfishojmë ndihëm ekonomike që kanë tre fëmijë deri në 18 vjeç. Ligjërojmë pagën or naftëtarët e Fierit. Financojmë indeksimin e mëtejshëm të pensioneve. Financojmë lidhjet e reja me 23 milion dollarë. Financojmë rimbursimin e barnave për mbi 400 mijë qytetarë,

deklaroi Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy