Hoteli shembet pas tërmetit 6.4 ballë që godet Tajvanin (VIDEO+FOTO)

Hoteli shembet pas tërmetit 6.4 ballë që godet Tajvanin (VIDEO+FOTO)

Tërmeti 6.4 ballësh që tronditi Tajvanin të martën në mbremje nuk ka kaluar pa pasoja.

Sipas raporteve të mediave të huaja duke iu referuar burimeve zyrtare të qeverisë vendase, një hotel me 4 yje është shembur duke sjell një situatë paniku për banorët vendas sidomos për turistët.

Lëkundja u regjistrua 22 km në verilindje të Hualien në një thellësi prej 1 km në orën 11:50 me orën lokale, raporton Instituti Gjeologjik amerikan.

Ndërtesa raportohet të jetë Hotel Marshall në Hualien City, i cili ka pothuajse 300 dhoma.

Media lokale njoftojnë se një numër i ndërtesave ishin rrëzuar nga lëkundjet e tërmetit, ndërsa rreth 30 njerëz ishin bllokuar në hotelin e shembur, ndërsa forcat e sigurisë nisën menjëherë evakuimin e tyre.

Fotot e postuara në mediat sociale treguan dëme të mëdha në rrugë dhe ndërtesat e larta u shembën pjesërisht.

Qeveria konfirmoi se një hotel kishte rënë, por nuk kishte detaje të mëtejshme.

Tajvani ka parë 19 tërmete sot, të gjitha ndodhën në bregun e Hualien.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy