Vizita e delegacionit të Kongresit amerikan, Papa: Juri Kim e përdori si ndihmë për Ramën dhe Bashën

Vizita e delegacionit të Kongresit amerikan, Papa: Juri Kim e përdori si ndihmë për Ramën dhe Bashën

Ditën e djeshme në Tiranë qëndruan kongresmenët Elissa Slotkin, David Valadao dhe Jake LaTurner, të cilët patën takime me kryeminsitrin e Edi Rama dhe kryetarin e PD, Lulzim Basha.

Por sipas gazetarit Robert Papa nga SHBA kjo vizitë është përdorur politikisht nga ambasadorja amerikane Juri Kim për të ndihmuar Ramën dhe Bashën. Përmes një interviste për MCN TV Papa tha se vizita ishte për të kontaktuar afganët dhe se sipas tij Juri Kim ka shkelur protokollin duke botuar foto një ditë para takimit.

Intervista:

Z. Papa, së pari, çfarë përfaqësojnë këta tre anëtarë të Kongresit?

Papa: Juri Kim e përdori këtë pit stop si ndihmë për Ramën dhe Bashën. Ajo shkeli protokollin duke botuar një foto një ditë para takimin. Vizita ishte për të kontaktuar afganët dhe më parë ka evakuuar 134 afganë. Më pas i pamë në zyrën e Ramës, në atë zyrë zhgarravinash. Nuk është hera e parë që përdoren politikisht vizitat e kongresmenëve, por ata nuk kishin ardhur për arsye politike. Slotkin ka punuar për CIA n dhe nuk duhet ta lejojë veten të përdoret kështu. Ata shtruan edhe një darkë ku ishin edhe Alizoti, Tabaku, Krifca. Krifca ndoshta ka diskutuar me njërin prej kongresmenëve për akademinë e çobanëve.

Kim përveç Tëitt-eve të saj ndërhynë në politikë. Nëse kongresmenë erdhën për të parë afganët, në amerikë kanë bërë kërkesë për sekuestrimin e pasurisë së Vuçiç dhe shpalljen non grata. Ai akuzohet për korrupsion dhe kontroll të medias njëlloj si Rama. Lidhur me afganët Kim duhet të na sqarojë si i kanë dhënë urdhër të ndalojë një avion me afganë dhe unë do sjell fakte mbi këtë.

Z. Papa, si e lexoni ju deklaratën e z. Basha se Sali Berisha është e shkuara e PD?

Papa: Basha nuk është rritur në politikë, jeton në flluskë. Për një të huaj që sheh sa njerëz mbledh Berisha del qartë se Berisha nuk është e shkuara, mbase ai nuk do të ketë të ardhme. Këtu ka 5 vite që nuk vjen sepse është akuzuar për fonde ruse 1 milionë dollar dosja nuk është mbyllur. Fakti është fakt baza është me Berishën. Basha e di mirë se çfarë pritje i është bërë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy