Në Ksamil vazhdojnë të zaptohen plazhet publike (VIDEO)

Në Ksamil vazhdojnë të zaptohen plazhet publike (VIDEO)

Në kohën kur qeveria Rama zotohet se çdo ditë implementon aksionin për lirimin e plazheve të zaptuara publike nga persona të papërgjegjshëm, faktet flasin ndryshe.

Nga Ksamili, për të cilën ditë më parë u tha se janë liruar hapsirat e zaptuara publike në plazh, në TemAtv vijnë pamje nga pushues, të cilët vazhdojnë të dëshmojnë mungesën e hapsirave publike, dhe jo vetëm.

Përmes këtyre pamjeve, pushuesit dëshmojnë që jo vetëm nuk janë liruar hapsirat publike në plazhin e Ksamilit, por ato janë të tejmbushura me pushues, ndërkohë që hapsirat e dedikuara publike, jo vetëm që janë minimalisht në hapsirë, por janë devijuar nga plazh në parking privat, kurse pushuesi për një çadër e dy shezlong duhet të paguaj 1000 lekë, pa asnjë kupon tatimor të dëshmuar. Pos tjerash, pushuesi nuk ka hapsirë të dedikuar për zhveshje apo banjo, ndërkohë që për vrojtuesit në plazhe, as që bëhet fjalë..

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy