Kujdesi për katërputroshët në pranverë/ Veterinerja Mebelli: Rriqrat janë të rrezikshëm, ngjiten edhe te njerëzit

Kujdesi për katërputroshët në pranverë/ Veterinerja Mebelli: Rriqrat janë të rrezikshëm, ngjiten edhe te njerëzit

Me ardhjen e pranverës, fillon një cikël i ri për bimët, kafshët dhe parazitët. Në këtë stinë, kujdesi për kafshët shtëpiake si qentë dhe macet duhet të jetë i dyfishtë.

Veterinerja Ornela Mebelli, për shikuesit e “Zgjohu me MCN”, ka dhënë disa këshilla të rëndësishme për mbrojtjen e katërputroshëve në përditshmëri.

Sipas saj, një nga rreziqet më të mëdha gjatë pranverës janë alergjitë sezonale dhe parazitët si rriqrat dhe pleshtat, të cilët shfaqen më shpesh në këtë periudhë.

Tashmë jemi në stinën e pranverës dhe është koha kur fillon cikli i ri për të gjitha kafshët, bimët, por edhe për parazitët.

Pra çfarë duhet të kemi parasysh në këtë sezone në mënyrë që macja ose qenushi jonë të jete mire.

Kafshët tona mund të zhvillojnë alergji ndaj disa bimëve të pranverës. Duhet të jemi të vëmendshëm nëse vëmë re simptoma si skuqje të syve, teshtima, apo letargji. Në raste të tilla, këshillohet një vizitë te veterineri për të identifikuar shkaktarin dhe për të marrë masat e duhura.

Veterinerja thekson se gjatë shëtitjeve në natyrë, sidomos në zona me bar apo kopshte, kafshët janë shumë të ekspozuara ndaj pickimeve nga rriqrat dhe pleshtat.

Ajo pohon se si parazit ato ngjiten nga kafshët te njerëzit

Gjithashtu një pjesë e rëndësishme ka të bëj me shfaqjen e pleshtave dhe rriqrave, të cilat gjendet shume ne këtë periudhë dhe ne duhet të kemi kujdes kur dalim në ambiente me bar ose ne kopshte te ndryshme ne shtëpi.

Duhet të kemi kujdes nga rriqrat pasi ato janë parazit që mund ti ngjiten shume njerëzve dhe mund të shkaktojë sëmundje te pafundme të gjakut.

Për këtë arsye duhet bërë një dezinfektim shume te mirë të kopshtit dhe te ambiente ku ka shumë peme dhe lule.

Duhet pasur parasysh që kafshën duhet çuar të veterineri për te pasur trajtim kundër pleshtave dhe rriqrave por edhe kundër mushkonjave.

Për këtë arsye, është e rëndësishme që ambientet e jashtme, si kopshtet, verandat apo oborret, të dezinfektohen rregullisht, veçanërisht në zonat ku ka shumë bar, pemë dhe lule.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy