Jane Fonda shkëlqen gjithnjë mbi tapetin e kuq. Por në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Emmys 2017, aktorja 79-vjeçare u shfaq me një pamje ndryshe nga ajo që ka pasur historikisht.
Ajo kishte zgjedhur një fustan rozë të ndezur, ndërsa në qafë mbante një varëse me vlerë 2.4 milinë dollarë, me smerald dhe diamant.
Ylli i ekranit dhe fitnesit kishte zgjedhur që varësen ta mbante mbrapsht, duke e lënë pjesën e gjatë t’i binte në shpinë, ku fustani ishte i hapur.
Fonda mbante në veshë vëthë me diamante dhe smeraldë në vlerë 450 mijë dollarë dhe një unazë me vlerë 276 mijë dollarë.



