Si mund të të ndryshojë jeta nëse humb nuhatjen

Si mund të të ndryshojë jeta nëse humb nuhatjen

Humbja e shqisës së nuhatjes, e lidhur me sëmundje të ndryshme, përfshirë ato të pleqërisë, prek pothuajse çdo aspekt të jetës: nga mungesa e oreksit deri në prishjen e marrëdhënieve shoqërore. Për të zbuluar ndikimet emocionale dhe praktike të një problemi që mund të prekë 5 në 100 persona është kryer një studim, rezultatet e të cilit janë botuar në “Clinical Otolaryngology”.

Çrregullimet e nuhatjes mund të vijnë për shumë shkaqe, nga infeksionet e traktit respirator deri te dëmtimet nervore, nga sëmundjet neurologjike siç janë Alzheimeri dhe Parkinsoni te efekti anësor i disa ilaçeve. Hulumtimet e mëparshme kishin treguar se ata që vuajnë prej humbjes së nuhatjes "raportojnë nivele të larta depresioni dhe ankthi”, kështu që lind nevoja për të mësuar më shumë për pasojat e një problemi që, në shkallë të ndryshme, prek 5% të popullsisë, shpjegon autori i parë, Carl Philpott.

Studiuesit e Universitetit të Anglisë Lindore intervistuan 71 persona mes 31-80 vjeç në Britaninë e Madhe. Doli që këta pacientë pësojnë probleme të intimitetit seksual, humbjes së oreksit dhe peshës (nëse nuk i perceptohen aromat, nuk perceptohen as shijet) dhe gjithashtu janë të ekspozuar ndaj rreziqeve më të mëdha siç janë konsumi i mishit të prishur, pirja e qumështit të thartë, mosperceptimi i erës në rast rrjedhjesh gazi ose tymi nga zjarri.

"Pjesëmarrësit në studim raportuan se kishin humbur interesin për përgatitjen e ushqimit dhe disa thanë se nuk gatuanin për familjen dhe miqtë, çka ndikon në jetën e tyre shoqërore." Pamundësia për të lidhur erën me kujtimet e lumtura rezulton gjithashtu problem dhe higjiena personale është gjithashtu predispozitë për siklet, sepse ata nuk ndiejnë erën e vet. Të gjitha këto probleme kanë çuar në zemërim, ankth, zhgënjim, izolim. Studiuesit shpresojnë se rezultatet mund të ndihmojnë mjekët të jenë më mbështetës për këta pacientë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy