KAS rrëzon Celibashin/ Lapaj nuk merr mandat, i hiqet edhe kushërirës së tij

KAS rrëzon Celibashin/ Lapaj nuk merr mandat, i hiqet edhe kushërirës së tij

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka ndryshuar sërish situatën për mandatin e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, duke i dhënë një tjetër kthesë luftës mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit.

KAS rrëzoi kryekomisionerin Ilirjan Celibashi duke ia hequr mandatin kushërirës së Lapajt, Kleana Xhuvelit e katërta në listën e mbyllur dhe duke ia kaluar atë Ana Dajkos, e para në listën e mbyllur.

Ky vendim u mor me argumentin se dorëheqjet kolektive të kandidatëve fiktivë në listën e mbyllur të Nismës shqipëria Bëhet, ishin jolegjitime.

Ndërkohë anëtarët e KAS morën këtë të mërkurë edhe vendimin për të rrëzuar ankimimin e kandidates së PD-së Andia Ulliri dhe për të lënë në fuqi mandatin e deputetit për qarkun Durrës në listën e hapur tek ish-prokurori i shkarkuar nga vettingu, Arjan Ndoja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy