Marrëveshja e detit, Berisha: Prisni të mësoni se për llogari të kujt u rrëzua

Marrëveshja e detit, Berisha: Prisni të mësoni se për llogari të kujt u rrëzua

Marrëveshja e detit me Greqinë është bërë papritur shkak për debate dhe ofendime në seancën e sotme. Gjatë fjalës në foltore, ish-kryeministri Berisha tha se ajo marrëveshje është rrëzuar për interes të një pale të tretë. Kjo shkaktoi reagim nga salla, ndërsa Berisha nuk i kurseu sharjet në drejtim të deputetëve socialistë.   

Pjesë nga fjala e Berishës

“Marrëveshja e detit u rrëzua për interes të një pale të tretë dhe nuk ka të bëjë fare me interesin kombëtar. Ju e bëtë për një palë të tretë sepse nuk keni interes kombëtar.

(I drejtohet minsitrit Bushati) Mor fundërrinë, mor këlysh i Bllokut. Ti që njeherë akuzohesh për gylenist, një herë për … Në qoftë se rrugeçër si puna e këij të rritur nga ata që nuk po ua them emrin lihen të flasin në këtë mënyrë, pastaj kjo është gjë e rëndë.  

Pra, zotëri, edhe njëherë njerëz që nuk kanë asnjë ineters kombëtar, që për llogari të një pale të tretë i futën një thikë të fortë interesit kombëtar. Unë jam Sali Berisha. Nuk tërhiqet Sali Berisha. O budallenj, o çakenj. E di si më dukeni ju mua? Plehra! Unë vij këtu për Parlamentin.

Ju i futët thikën Kosovës për llogari të Beogradit në marrëveshjen që firmosët. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy