Në Tiranë dhe Durrës po zhvillohen zgjedhjet për delegatët e rinj të kongresit që do të mbahet në 17 mars. Kryesocialsiti Edi Rama ka votuar paraditen e së shtunës në njësinë administrative të Dajtit.
Pas votimit, para mediave ka bërë ftesë për më shumë antarësime, ndërsa theskoi se PS është partia që po bën më shumë reforma në këto 25 vite.



