Periudha e pandemisë për shumë persona ishte një mundësi për të reflektuar dhe për të kuptuar se sa të rëndësishëm janë miqtë në jetën tonë. Një bisedë e shkurt me një shok ose shoqe mund të ndihmojë në përmirësimin e humorit.
Evolucioni ka ndikuar në marrëdhëniet njerëzore duke i bërë më të afërta dhe duke e vendosur shoqërinë si një hurë themeli në jetën e gjithkujt.
Një studim i Universitetit të Oksfordit duke përdorur teknologji imazherie, ka treguar se truri i miqve kur takohen lëshon endofrina, substanca që e bëjnë individin të ndihet më shumë dhe funksionojnë si qetësues të fuqishëm.
Përshembull shprehja kur themi: ke një shpatull për të qarë. "Miqësia përmirëson lumturinë dhe zvogëlon pakënaqësinë, duke dyfishuar gëzimin tonë dhe duke ndarë dhimbjen", shkroi Cicero.
Një mik është ai që dëgjon tregimet e tua, i cili njeh personalitetin tënd. Një mik është gjithashtu i pranishëm në momente të probleme famijare.
Duhet të kemi të paktën 10 shokë, dhe jo më shumë se 150
Një studim i kryer në Universitetin Anglez të Nottingham, në një mostër prej 1760 personash, përfundon se jeni më mirë nëse keni të paktën dhjetë miq. Ndjesitë dhe përvojat sigurisht mbeten personale dhe të ndryshueshme dhe rezultatet e studimeve nuk mund të merren si të mirëqena, megjithëse serioze dhe të sakta.
Nëse flasim për numra, i ashtuquajturi "numër Dunbar" është i famshëm. Në vitet 1990, antropologu dhe psikologu Robin Dunbar demonstroi me eksperimentet e tij sesi burrat, në çdo kontekst dhe periudhë historike, arrijnë të mbajnë marrëdhënie domethënëse me një maksimum prej 150 personash.
Ndërsa bërthama themelore, sipas analizave të shkencëtarit, është e përbërë nga tre ose pesë shokë më të mirë.
Përveç këtij rrethi të parë, një i dytë zakonisht gjendet me dhjetë persona të tjerë, me të cilët njëri komunikon të paktën një herë në muaj, madje edhe për një bisedë, më pas një sferë të tretë me tridhjetë e kështu me radhë, - tek të njohurit me të cilët ndoshta ata shkëmbejnë vetëm urime për festa.



