Netanyahu: Gati për të zgjatur armëpushimin, por lufta do të rifillojë

Netanyahu: Gati për të zgjatur armëpushimin, por lufta do të rifillojë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i ka thënë Presidentit amerikan Joe Biden se është i hapur për zgjatjen e armëpushimit aktual në Rripin e Gazës, por kur të përfundojë lufta do të rifillojë me forcë të plotë.

“Kemi sjellë në shtëpi një grup tjetër pengjesh, gra dhe fëmijë, dhe jam prekur me gjithë zemër, i gjithë kombi është prekur nga puna, kur shoh familjet të bashkohen”, tha Kryeministri izraelit në një video, duke shpjeguar se kishte folur me Presidentin amerikan dhe kishte nënvizuar se armëpushimi aktual katër ditor mund të zgjatet, “një ditë për çdo 10 pengje” .

“Në fund të marrëveshjes, ne do të kthehemi në fuqinë e plotë për të arritur objektivat tona, të shkatërrojmë Hamasin, të sigurojmë që Gaza të mos kthehet në atë që ishte dhe natyrisht të lirojmë të gjithë pengjet. Jam i sigurt, se do të kemi sukses në këtë mision, sepse nuk kemi zgjidhje tjetër.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se në bisedën telefonike “Presidenti përshëndeti lirimin e pengjeve nga Hamasi në ditët e fundit, përfshirë vajzën amerikane, Abigail Edan”.

Dy liderët diskutuan ndalimin e luftimeve dhe rritjen e ndihmës humanitare shumë të nevojshme për Gazën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy