Rama prezanton ekskavatorët e rinj: Fund përmbytjeve pas çdo vese

Rama prezanton ekskavatorët e rinj: Fund përmbytjeve pas çdo vese

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot flotën e re të mjeteve që do të bëjnë të mundur pastrimin dhe mirëmbajtjen e kanaleve kulluese dhe ujitëse të bashkive të vendit. Aktiviteti u zhvillua në portin e Durrësit, ku ishte i pranishëm edhe kryebashkiaku Dako. Rama tha se 61 mjetet e reja do t’i vijnë në ndihmë pushtetit vendor për të shmangur problemet e vaditjes për fermerët dhe përmbytjet si rezultat i bllokimit të kanaleve kulluese.  

“Janë 61 eskavatorë. Por t’u shtojmë edhe 10 të tjerët që tanimë janë në punë për magjistralet e ujit për bujqësinë bëjnë 71. Në vetëm 2 vjet jo vetëm që i vëmë në dispozicion të fermerëve dhe bashkive 31 ekskavatorë më shumë se janë vënë deri në vitin 2013, por janë të gjithë akull të rinj për të pasur cilësi maksimale në punë. Nëse Shqipëria në gati çerek shekullli punoi e gjitha me 41 ekskavatorë të përforur, kjo flotë do të mjaftojë për këtë fazë. Synimi ynë është që bashkitë e reja me këto mjete të krijojnë bërthamën e ndërmarrjeve të reja të pastrimit dhe mirëmbajtjes së kanaleve të kullimit”, tha ai.

Rama tha se puna me mjete të tilla në kanalet kryesore të kullimit ka bërë të mundur shmangien e përmbytjeve dy vjet më parë.

“Nëse nuk do të ishte bërë kjo punë, përmbytja e dy viteve më parë do të na ishte dukur një shaka në raport me atë që do të kishte ndodhur. Kemi hequr miliona metër kub dhera dhe inerte në harkun e këtij operacioni”, tha ai.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy