
Një lëkundje tërmeti me magnitudë 4.2 ballë është regjistuar në Amatriçe, qytetin italian që u shkatërrua pothuajse plotësisht nga një tërmet i fortë në gusht të vitit 2016.
Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, tërmeti me hipoqendër 8 km thellësi e pati epiqendrën 3 km nga qyteti Amatrice.
Nuk ka sinjalizime për viktima apo dëme materiale. Më 24 gusht të vitit 2016, Amatrice u godit nga një tërmet 6 ballë, që la pas dëme të panumërta dhe rreth 300 viktima. / ANSA /



