Kursimi i energjisë elektrike, Çekrezi: Duhet reagim më i ashpër. Situata hidrike paraqitet e qëndrueshme  

Kursimi i energjisë elektrike, Çekrezi: Duhet reagim më i ashpër. Situata hidrike paraqitet e qëndrueshme  

Eksperti i Energjisë Anduel Çekrezi deklaroi në edicionin e lajmeve në MCN TV se situata hidrike në vend paraqitet e qëndrueshme. Sa i takon kursimit Çekrezi theksoi se duhet një reagim më i ashpër dhe i vazhdueshëm në këtë drejtim, duke shtuar se ka vend për mos shpërdorim qoftë nga institucionet, ashtu edhe nga qytetarët. Çekrezi tha se ka interes nga qytetarët për dushet diellore, ndërsa u shpreh kundër fikës së dritave në rrugë të mëdha dhe me trafik gjatë natës.

Situata hidrike në vend paraqitet e qëndrueshme, duke qenë se këto javë kanë qenë me reshje. Fasha akoma nuk është në fuqi. Vet qeveria ka deklaruar pezullimin për muajin tetor, nuk e dimë për muajin nëntor nëse do jetë në fuqi. Fasha është akoma e pezulluar për të parë si do vazhdojë pjesa e kursimit, që ndoshta ka pasur një impakt”.

Duke u ndalur te nisma e kursimit, Çekrezi tha:

Qeveria ka bërë një gjë që ndoshta duhet ta bënte edhe më herët. Nuk duhet të jetë me fushata, por e vazhdueshme. Është një gjë shumë, shumë pozitive, duhet të ishte bërë më herët. Po bëhet tani për shkak të krizës së energjisë dhe kostove të larta. Shtetet evropiane e kanë primare efiçencën energjetike të ndërtesave. Do të doja të ketë një reagim shumë të ashpër në këtë drejtim. Por nëse një kondicioner nuk është nevoja të rrijë ndezur...Edhe një administratë e përgjegjshme nuk ka përse ta lërë kondicionerin 24 orë ndezur, apo kompjuterët, për sa kohë ai është shpenzim i taksapaguesve. Aq më tepër duhet të jenë më refraktare, të jenë më të përgjegjshëm ata persona për ta kursyer këtë energji. A ka vend të mos shpërdorohet? Unë mendoj që ka, qoftë nga institucionet, qoftë nga qytetarët”.

I pyetur mbi mundësinë e fikjes së dritave në rrugë, Çekrezi tha:

Kjo duhet parë. Në pjesën e rrugëve do doja të ishim më racional, për rrugë me trafik gjatë natës. Por a ka rrugë jo shumë frekuentuese që s’kanë nevojë të rrinë ndezur deri në 7:00 të mëngjesit... Normalisht fikja e dritave në rrugë jo. Do një mirëmenaxhim të akseve dhe kryesisht qyteteve. Të fiken kur del dielli, sepse kemi parë edhe drita që rrinë ndezur ditën”.

Çekrezi tha se ka pasur interes nga qytetarët lidhur me instalimin e paneleve diellor për ujë të ngrohtë.

Ka pasur interes nga qytetarët. Bëhet fjalë për dushet diellore, që mund të instalohen për ata që kanë tarracë. Ka pasur interes për të kërkuar këtë lloj subvencioni nga qeveria. Por është në proces dhe nuk ka një numër konkret sa janë këto kërkesa. Do një shtysë edhe për panelet fotovoltaike”.

Lidhur me anijet lundruese që po vendosen në Vlorë, ai shtoi:

Anija s’është vendosur në punë sepse është në ndërtim e sipër, infrastruktura e anijes me rrjetin elektrik. Nga informacionet që kam është duke u ndërtuar lidhja, ku pika e lidhjes është TEC-i i Vlorës, me këto anije. Është në ndërtim pika e lidhjes dhe shumë shpejt do fillojë aktivitet”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy