Orgazma pa asnjë kontakt fizik, një “udhëtim” në disa përvoja jo shumë të zakonshme  

Orgazma pa asnjë kontakt fizik, një “udhëtim” në disa përvoja jo shumë të zakonshme  

Ka njerëz që mund të kalojnë në orgazëm me një “shëtitje” të dorës në zonat erogjene, dhe ka të tjerë, si Lady Gaga - që pretendojnë se mund të përjetojnë kënaqësinë maksimale me një prekje të vetme. Ndërsa Maya Ansar-it, influencuese që jeton në Londër, i mjafton thjesht një mendim.

“Nuk më duhet të fantazoj për asgjë. Thjesht e mendoj dhe ndodh. Fjalë për fjalë është të jesh aq në harmoni me mendjen dhe trupin tënd dhe të kuptosh se orgazma është më shumë në mendje se kudo tjetër”, thotë ajo për Vice.

Në vitin 1992, studiuesit zbuluan se gratë që viheshin para imazheve seksi përjetonin thjesht përgjigje fiziologjike - të tilla si rritje të presionit sistolik të gjakut, rrahjeve të zemrës dhe diametrit të pupilës së syrit - që ishin të ngjashme me orgazmat e stimuluara fizikisht.

"Mbi këtë bazë ne pohojmë se stimulimi fizik i organeve gjenitale nuk është qartësisht i nevojshëm për të prodhuar një gjendje që raportohet të jetë orgazmë", përfunduan studiuesit në atë kohë.

Ky është rasti i Ansar sot.

"Orgazma që kam nga të menduarit është saktësisht e njëjtë me një orgazmë depërtuese", tha Ansar, duke shtuar se ndihet pak më ndryshe nga një orgazmë klitorale.

Ansar thotë se kjo e ka përmirësuar shumë jetën e saj seksuale.

Nuk të duhen një palë duar për një orgazmë. Ky është rasti i një burri gjerman në fund të të 30-ave, i cili kërkoi të mbetet anonim për shkak të natyrës seksuale të temës. Ai rrëfen përvojën e tij audiohipnozën erotike.

"Është në thelb një “rrugë” hipnoze që jep sugjerime për të ndjerë gjithnjë e më shumë kënaqësi, e cila mund të çojë në orgazmë", tha ai, duke shtuar se ai ka përjetuar lloje orgazmash nga hipnoza erotike.

Një teknikë tjetër është frymëmarrja intensive.

Christina Jensen, mjeke e terapisë fizike në Tenesi, thotë se e bëri për të herë të parë kur mësoi të të punojë me frymën dhe muskujt e legenit.

"Këto orgazma për mua janë medituese - patjetër që duhet të kem një mendje të qetë dhe të përqendrohem në frymën time dhe në vetveten time të brendshme në mënyrë që të kem sukses”, thotë ajo. Jensen praktikon yoga, meditim dhe ushtrohet për muskujt e legenit në kohën e saj të lirë.

Sipas saj, orgazma të tilla duan më shumë kohë për t'u arritur, pasi i gjithë procesi është më gradual. Por zgjasin më shumë.

Në këtë pikë nuk mund të mos sjellësh ndërmend tantrën. Shumë mësojnë të përjetojnë orgazma të ngjashme përmes tantrës, një filozofi e lashtë që buron nga hinduizmi dhe budizmi. Tantra ofron një sërë praktikash që mund të stimulojnë dhe kanalizojnë energjinë seksuale. Në kulturën moderne perëndimore, Tantra është më e njohur për qasjen e saj alternative ndaj seksit - disa e quajnë atë "joga e seksit".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy