Beteja ligjore e Fatmir Hoxhajt, Meminaj: Vrasja e Ahmet Toskës nuk u hetua siç duhet. Pasi morëm dosjen konstatuam parregullsi (VIDEO)

Beteja ligjore e Fatmir Hoxhajt, Meminaj: Vrasja e Ahmet Toskës nuk u hetua siç duhet. Pasi morëm dosjen konstatuam parregullsi (VIDEO)

Tre ditë përpara se të mbusheshin tre vite nga prangosja dhe burgosja e tij me akuzën e rëndë si person i dyshuar për vrasje, Fatmir Hoxhaj ka fituar pafajësinë e tij pas një betejë të gjatë ligjore.

Avokati Bledar Meminaj, nga studioja ligjore që ka përfaqësuar Hoxhajn në gjykatë tha në një intervistë për emisionin “FactCheck” se në dosjen që ishte përgatitur për  55-vjeçarin nuk kishte asnjë provë shkencore.

E kemi marrë këtë çështje pothuajse në konkluzionet përfundimtare. U bë një analizë e dosjes, kishte shumë parregullsi, mënyra si ishte punuar nga oficeri i policisë gjyqësore, nga prokurori i parë i kësaj çështje. Ishin tërësisht indicie dhe asgjë e provuar dhe më tepër një mënyrë për të gjetur një autorësi të një ngjarje që duhej të zbulohej. Nuk kishte asgjë të provuar, nuk lidhej me prova shkencore. U dyshua në momentet e para se personi që mund ta kishte kryer veprën penale ishte Fatmir Hoxhaj dhe kjo pasi ishte një banor i zonës aty afër ku kishte ndodhur vrasje dhe ku jetonte viktima. Nga pamjet filmike dyshohej se kishte ardhur deri afër shtëpisë ku jetonte Ahmet Toska.

Më pas lindi një dyshim i arsyeshëm se ky person në momentet e para që policia dyshonte, diku 3 ditë më pas ngjarjes iku drejt Italisë.

Meminaj theksoi se Hoxhaj iku drejt Italisë pasi atje ai kishte planifikuar takime që duhet t’i kryente duke qenë se ai jetonte në shtetin fqinj për një kohë të gjatë.

Fatmir Hoxhaj me profesionin e tij në Itali, është si emigrantët e tjerë, punon në ndërtim. Një nga pyetjet që i kam bërë motrave të Fatmirit, pasi motrat e tij interesoheshin për çështjen dhe ishin të bindura në pafajësinë e vëllait ishte se çfarë profesioni ka pasur më parë se duke parë si ishte kryer vepra penale, dukej si dorë profesioniste ose minimumi  një dorë që e njihte armën. Hoxhaj s’kishte lidhje me armët. Viktima ishte qëlluar me precizion shumë të lartë.

Më tej, avokati Meminaj tha se vrasja e Ahmet Toskës nuk është hetuar siç duhet.

Kjo gjë që mund të ndodhë në këtë mënyrë është një keqorientim i oficerëve të policisë gjyqësore ose i personave që ndoshta kanë qenë të trysnuar për momentin siç ndodh rëndom në drejtoritë vendore të policisë ose siç ndodh rëndom kur kërkon një llogariedhënie për një ngjarje të ndodhur.

Për rastin e Fatmirit mund të kemi një person që ka keqinformuar gjithë situatën që të fokusoheshin tek Fatmir Hoxhaj dhe të mos fokusoheshin te autori i vërtetë. Ngrihen dhe hije dyshime se pse ka ndodhur kjo histori.

Në letra mënyra si është bërë paraqitja për njohjen, mënyra sesi oficeri orienton familjarët, bashkëshorten e viktimës që t’i thotë se ky është personi. Ishte orientuar paraqitja për njohje që të shkonte te Fatmir Hoxhaj.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy