Akademiku: Në arkivat serbe dhe greke nuk na lejuan (VIDEO)

Akademiku: Në arkivat serbe dhe greke nuk na lejuan (VIDEO)

Gati vëllimi i parë i “Historia shqiptarëve gjatë shekullit XX”. Çështja e Kosovës dhe ajo e shqiptarëve në Greqi janë pjesë e këtij botimi disavëllimësh, për të cilin historianët shqiptarë nuk janë lejuar të punojnë me arkivat në Serbi dhe në Greqi.

"Ka dhe për Kosovën, ka të dhëna shumë të rëndësishme nga arkivat maqedonase, bullgare, serbe që nuk kanëqenë të sintetuzuar më parë për të gjitha aspektet. Po kështu është zgjeruar shumë informacuioni për çamërinë  për shiptarët e greqisë janë dhënë me saktësi në bazë të burimeve të shumta arkivore, gjendja e tyre politikat e shtetit grek. Kemi pasur vështirësi për arkivat e Beogradit. Në këto arkiva kemi marrë perms Kosovës dhe Maqedonisë, I kemi arritur por jo në mënyrë të drejtëpërdrejtë. Arkivat greke janë një mangësi sepse kanë rrefuzuar të na japin dokumentat, kemi bërë tentativa, kemi shkuar në Athin kemi çuar grupe pune, madje jo vetëm në arkivat, por dhe në biblotekat ishte shumë e vështirë ti shfrytëzoje. Është një konservatorizëm, refrektarizëm përdorimin e arkivave prej tyre. Është një detyrë që mbetet për botimet e ardhshme sepse edhe ne jemi të ndërgjegjshëm që një botim nuk mund ti realizoj të gjithë pritshmëritë, porn ë të ardhmen këto janë pika që duhet thelluar kërkimi, por është interesante se arkivat tona janë shumë hapura ndaj studiuesve grek, por ata nuk përdorin të njëjtin standart", deklaroi Beqir Meta drejtor i Institutit të Historisë.      

Meta pohon se një pjesë e arkivave serbe gjenden edhe në Shqipëri. Megjithatë nuk është e njëjta gjë sikurse puna e drejtpërdrejtë në arkivat serbe dhe qasja e saktë burimore.    

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy