Pranë TAP-it, do të ngrihen dy TEC-e me gaz

Pranë TAP-it, do të ngrihen dy TEC-e me gaz

Në afërsi të Kuçovës parashikohet të ndërtohet edhe një nënstacion elektrik 400 kilovolt që do t’i shërbejë ndërtimit të burimeve të reja energjetike në zonën e Jugut. Në afërsi të Kuçovës do të ndërtohet një TEC me gaz. Lajmi është dhënë në Komisionin e Veprimatarive Prodhuese gjatë raportimit të Agim Bregasit, drejtor i Drejtorisë së Politikave dhe Zhvillimit Elektroenergjetik. Aty do të kalojë edhe projekti i gazsjellësit TAP, ku edhe Shqipëria ka të drejtë të marrë gaz.

“Në masterplanin tonë të gazit parashikohet edhe ndërtimi i disa TEC-ve që do të jenë pikërisht në gjurmën e TAP-it, por për ne si elektrik, kushtet më të mira janë në afërsi të Kuçovës, ku parashikojmë të ndërtojmë në gjurmën e linjës, që ju do të miratoni, ndërtimin e nënstacionit. Aty ka ujë për TEC-in, por është edhe gjurma e TAP-it. Pra, është një pozicion ideal për të ndërtuar një TEC në të ardhmen me gaz” deklaroi Bregasi.

“Duke ndjekur gjurmën e TAP-it, vazhdoi më tej Bregasi,-por dhe perspektivat që kemi pasur ne si drejtori elektroenergjetike, në radhë të parë, parashikojmë që të marrë gaz TEC-i i Vlorës, që në atë kohë është parashikuar të punojë me lëndë djegëse të lëngët dhe me gaz. Pra, konsumatori i parë i TAP-it do të jetë TEC-i i Vlorës, ky që thashë, në afërsi të Kuçovës, dhe tjetri i ka të gjitha kushtet për t’u ndërtuar në afërsi të Zëmblakut ku ne tashmë kemi një nënstacion 300 megavolt amper. Kemi linjën 400 kilovolt Elbasan-Kardhja-Greqi. Lumi është, dhe TAP-i është, kështu që janë dy pozicione fantastike për të ndërtuar termocentrale me gaz nga TAP-i. Në marrëveshjen që kemi ne me konsorciumun që do të ndërtojë TAP-in, janë parashikuar edhe këto sasi gazi për t’u futur në Shqipëri në këto pika”, raportoi Bregasi. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy