Presidenti Volodymyr Zelensky mund të takohet me homologun e tij amerikan Donald Trump javën e ardhshme në Uashington, tha Trump më 7 shkurt.
"Unë ndoshta do të takohem me Presidentin Zelensky javën e ardhshme dhe ndoshta do të flas me Presidentin Vladimir Putin. Do të doja të shihja fundin e luftës", u shpreh udhëheqësi amerikan gjatë një konference për shtyp me kryeministrin japonez Shigeru Ishiba.
Takimi midis Zelensky dhe Trump mund të zhvillohet ndërsa SHBA përgatitet të paraqesë një plan të shumëpritur për t'i dhënë fund luftës në shkallë të plotë të Rusisë kundër Ukrainës.
Trump u zotua të sjellë Kievin dhe Moskën në tryezën e negociatave dhe t'i japë fund me shpejtësi luftës në shkallë të gjerë që po i afrohet tre vjetorit të saj.
Ai tha gjithashtu se dëshiron të takohet me Putinin në një kohë të shpejtë. Kremlini mirëpriti komentet e Trump, por shtoi se aktualisht nuk po përgatiteshin për takimin.
Trump dhe Zelensky do të diskutojnë për pasuritë minerale të Ukrainës si dhe aspekte të tjera, sipas presidentit amerikan.
Më herët shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se kërkon mineralet e rralla të Ukrainës në në këmbim të ndihmës. Kievi është i hapur me partnerët, tha Zelensky, duke iu referuar mineraleve.
Në Ukrainë ndodhen minerale të rralla dhe të rëndësishme në botë, të tilla si si titani, i përdorur në industrinë e hapësirës ajrore dhe të mbrojtjes, dhe litiumi, një komponent thelbësor i baterive të automjeteve elektrike..



