Marku: Poezia është elitare, në Shqipëri ka lexues të keqkuptuar qëllimisht

Marku: Poezia është elitare, në Shqipëri ka lexues të keqkuptuar qëllimisht

Autori Rudolf Marku, për antologjinë e poezisë moderne shqipe me librin e tij “Veshun me diell, mbathur me hanë”, thotë se janë dy vargje të Pjetër Bogdanit dhe e quan metaforën më të bukur të poezisë shqipe.

Në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, ai deklaroi se forma treçerekshe e hënës është në formën e këpucës dhe këtë ka pasur ndërmend autori dhe se “me u vesh me diell dhe me u mbath me hënë, është metaforë kozmike”.

Sipas tij, poezia nuk ka të bëjë me masivitetin, pasi është elitare dhe se në kushtet e Shqipërisë do të ishte i kënaqur sikur të kishte 100 lexues.

Lexues të keqkuptuar në Shqipëri, janë lexues të keqkuptuar qëllimisht. Por në Shqipëri kemi lexues që janë njerëz të zemëruar.

Një pseudo-kritik apo sharlatan, që në frazën e parë thotë nuk e kam lexuar librin, por më tej vazhdon duke e sharë librin.

Ai të shet mend dhe thotë se ndonëse nuk ta kam lexuar, kam të drejtë që të ta shaj librin.

Marku tha se edhe Pjetër Budi dhe Pjetër Bogdani janë pionerët e poezisë shqipe dhe janë poetë shumë të mirë, ndonëse tha se kritika e dikurshme mundohej ti paraqiste si poet-prifta, se sa poet.

Ai nënvizoi se mundoheshin të paraqiteshin si klerikë të cilët e kishin shkruar gjuhën shqipe në mënyrë të ndrojtur, por shtoi se Budi dhe Bogdani janë poetë aq të mirë dhe aq modern dhe po aq bashkëkohës se sa poetët më të mirë të shekullit 20-të.

Krahasimin e bëj në kodet estetike. Intensiteti emocional që të japin poezitë e këtyre autorëve dhe përkimet me autorët më të mëdhenj të poezisë europiane dhe botërore të mahnisin.

Komunikimi shpirtëror është më i fortë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy