Ambasadorja Kim nga Shkodra: Disa persona po tentojnë të intimidojnë gjyqtarët e SPAK (VIDEO)

Ambasadorja Kim nga Shkodra: Disa persona po tentojnë të intimidojnë gjyqtarët e SPAK (VIDEO)

Pas takimit që zhvilloi me kryebashkiaken e Shkodrës, ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim sot nga Shkodra deklaroi se disa persona po ushtrojnë presion ndaj punës së gjyqtarëve dhe prokurorëve. Sipas saj, ka ardhur momenti që SPAK të funksionojë plotësisht.

Ajo kërkoi nga palët politike që të bashkëpunojnë për kauza të rëndësishme dhe të heqin dorë nga përçarjet, ndërsa nënvizoi se deri në fund të këtij viti duhet të ngrihet Gjykata Kushtetuese.

“Ka ardhur koha që SPAK të jetë tërësisht funksional. Ne kemi parë disa po përpiqen t’i pengojnë në punën e tyre dhe madje po intimidojnë prokurorët e gjyqtarët. Ka ardhur koha që t’u qëndrojmë fort këtyre personave. Është e rëndësishme pjesëmarrja politike dhe është e rëndësisë që udhëheqësit të lënë anash ndasitë politike e për tu bashkuar bashkë drejt një objektivi. Unë do të luaj një rol në mbështetjen e këtyre përpjekjeve. Është një lajm shumë i mirë që palët politike si jashtë dhe brenda parlamentit do të bien dakord për t’u ulur sërish. Jam e sigurt që në fund do të mund të arrijnë një kompromis”, tha kryediplomatja.

Gjithashtu ajo vendosi theksin në ngritjen sa më parë të Gjykatës Kushtetuese në vend pasi është një situatë e papranueshme.

"Shqipëria ka qenë pa një Gjykatë Kushtetuese për një kohë të gjatë. Nuk është një situatë e pranueshme që është një anëtarë i NATO-s dhe kërkon të futet në BE. Kemi qenë të kënaqur që dhe Ruçi ka rënë dakord për ngritjen e Kushtetueses deri në fund të vitit" - deklaroi Kim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy