Siguria në punë/ Zika: Punohet pa rregulla. Nuk ka monitorime të duhura nga institucionet. Vet punëtorët nuk janë të ndërgjegjësuar (VIDEO)

Siguria në punë/ Zika: Punohet pa rregulla. Nuk ka monitorime të duhura nga institucionet. Vet punëtorët nuk janë të ndërgjegjësuar (VIDEO)

Dje një si pasojë e shkëputjes së një skele u plagosën babë e bij përkatësisht babai 70 vjeç dhe vajza e tij 45 vjeçe poshtë pallatit që po ndërtohej.

Fill pas kësaj lind pyetja se sa janë masat e sigurta të marra nga punëdhënësit në Shqipëri dhe sa bëhet zbatimi nga punëmarrësi.

Kumrie Zika, eksperte punësimi, thotë për MCN live, se akoma sot në Shqipëri flitet për rregulla të papërfillshme në punë dhe pa kontroll të institucioneve të dedikuara për monitorim të sigurisë në punë.

Çështja nuk është se nuk ka institucione porse sa është kontrolli i këtyre institucioneve aktiv ndaj këtyre bizneseve që marrin punonjës në punë të pasiguruar edhe në veshjen në atë që ata bëjnë në hipje dhe zbritje në skela. Plus që pastaj përgjegjësia qëndron edhe mbi vet menaxherët e kompanisë dhe mbi vet punonjësit që pranojnë të punojnë pa mjete të sigurisë.

Rregullat në vend nuk zbatohen nga të gjitha institucionet. Që duke filluar nga institucionet përgjegjëse shtetërore ku punonjësit e deleguar për të bërë kontrollet e këtyre bizneseve që vendosin punëtorët e tyre në skena pa mjete mbrojtëse të sigurisë edhe aty ka shkelje duke shtuar edhe vet menaxherët e kompanive, plus përgjegjësia e punonjësve që janë mësuar pa etikën, pa zbatimin e etikës në punë, në cilado industri por edhe në vetëmbrojtën e tyre si individ.  

Ekspertja e punësimit vlerëson se krahas përgjegjësisë së punëdhënësit, sot as vet punëtorët nuk janë ndërgjegjësuar për të kërkuar sigurinë minimale për tu ngjitur në skelat ku punojnë.

Parasë gjithash për, znj.Zika, këtu flitet pasi ndodhin aksidentet, jo para saj.

Këtu ka neglizhencë që do të thotë, vet institucionet që kanë deleguar personat përgjegjës për të bërë inspektimet nuk e bëjnë punën e tyre për të cilën paguhen, kjo ndodh në cilido institucion monitorues. Nuk bie përgjegjësia vetëm mbi qeverinë por është vend kultura e punës që ti has, në cilëndo sferë.

I gjithë fokusi i ndërtimit është në atë që të kapim sa më shumë tenderë, të fitojmë të mbushin xhepat. Prioriteti i tyre është fitimi mbi kurrizin e punëtorive që d.m.th., nëse punëtori nuk e ngreh zërin për të kërkuar sigurinë minimale për të hypur në skelë, padyshim që do ketë viktima të tjera. Por këtu ngrihen pasi ngjarja ndodh, jo përpara, nuk ka parandalim. Vet punëtori nuk është ënde i ndërgjegjësuar qe të ngrisin zërin në momentin kur punëdhënësi i thotë të bëj një punë pa masa e sigurisë, pa një protokoll pune.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy