Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë të mbrëmjes së sotme në rrugën “Mihal Popi”, ku 46-vjeçari Ismet Habili me origjinë nga Kavaja u gjet i pajetë brenda makinës së tij tip “Volvo”.
Sipas raportimeve nga gazetari Emiljano Jupa, viktima ka pësuar një plagë me plumb në kokë, por grupi hetimor ka përcaktuar se bëhet fjalë për një vetëvrasje dhe jo atentat.
Ekspertët kanë hapur automjetin dhe kanë gjetur brenda tij armën e zjarrit.
Habili nuk është një person i skeduar më parë nga Policia e Shtetit. Nga këqyrja fillestare e telefonit të tij, hetuesit kanë zbuluar kryesisht probleme familjare, ku biseda dhe telefonata e tij e fundit ka qenë pikërisht me bashkëshorten.
Aktualisht po sekuestrohen dhe po hapen kamerat e sigurisë për të rindërtuar lëvizjet e fundit të automjetit.



