Të paktën 10 persona humbën jetën pasi një aeroplan çarter u rrëzua në një autostradë në veri të Kuala Lumpur këtë të enjte.
“Të paktën 10 persona kanë humbur jetën në rrëzimin e avionit, 8 prej tyre ndodheshin në bord. Po ashtu humbën jetën dhe dy njerëz, njëri në makinë dhe tjetri në motoçikletë ”, thanë autoritetet në një deklaratë për shtyp.
Aksidenti ndodhi pranë qytetit Elmina në periferi të Shah Alam.



