Krimi në familje në Lezhë, 62-vjeçari: Kam vrarë 2 mijë vetë, kur vrava nënën më besuan (VIDEO)

Krimi në familje në Lezhë, 62-vjeçari: Kam vrarë 2 mijë vetë, kur vrava nënën më besuan (VIDEO)

Mësohen detaje të reja lidhur me krimin në familje të ndodhur një ditë më parë në Lezhë, ku 62-vjeçari Arsen Dani i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor, vrau me thikë nënën e tij Gjylije Dani 88 vjeçe.

Korrespondenti Jul Simoni raportoi për MCN Live se krimi ndodhi në apartamentin ku jetonin nënë e bir në katin e katërt të pallatit në lagjen “Besëlidhja” në Lezhë.

Kanë qenë fqinjët ata kanë dëgjuar zhurmën dhe kanë njoftuar policinë në lidhje me rastin, duke çuar në arrestimin e të dyshuarit.

Arsen Dani nuk kishte shfaqur agresivitet për fqinjët apo në komunitet, pavarësisht se problemet e tij zgjasnin prej kohësh.

Lezha nuk ka një qendër apo spital për trajtimin e personave të tillë pjesa më e madhe dërgohen në spitalin e Shkodrës.

Ai nuk kishte shfaqur shenja agresiviteti deri ditën e djeshme kur goditi me thikë nënën e tij 88-vjeçare.

“Kam vrarë 2 mijë vetë dhe nuk më besonte njeri, vrava nënën time dhe ma besuan”, kështu është shprehur para hetuesve Arsen Dani.

62-vjeçari ka shfaqur probleme të theksuara të shëndetit mendor, ndërsa po mbahet në dhomat e paraburgimit të komisariatit të Lezhës në pritje për tu njohur ma masën e sigurisë në gjykatë, e cila do të zhvillohet pas 48 orëve.

Ish-arsimtarja Gjylije Dani, u qëllua disa herë me thikë në shpinë, nga djali i saj duke bërë që të gjejë vdekjen e menjëhershme si pasojë e plagëve të marra.

Arsen Dani u prangos pa bërë rezistencë si dhe iu sekuestrua thika me të cilën kishte kryer vrasjen.

Ceremonia mortore për të moshuarën është organizuar nga të afërmit e saj dhe ajo do të prehet në varrezat e qytetit të Lezhës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy