Ish-deputeti Aldo Bumçi e cilëson vendimin e Prokurorisë për të ndaluar publikimin e të dhënave të hakuara, si përpjekje për të mbuluar çështjen dhe jo për t’i dhënë zgjidhje asaj.
I ftuar në studion e MCN Live, Bumçi tha se përpara iranianëve, sistemin e goditi fillimisht Rama për zgjedhje.
Kjo është të mos e zgjidhësh çështjen, por të mundohesh ta mbulosh. Është çështje e rëndë në dy drejtime. E para është që të dhënat të rëndësishme për sigurinë e qytetarët kanë rënë në dore të hakerave iranianë, por janë dhe rus pas ata i kanë nxjerrë në shitje. Deri sa kanë arritur te TIMS që nuk është i lidhur me E-Albania kanë thyer dhe sisteme të mbyllura. Prekja e të gjitha sistemeve tregon që nuk ka më siguri kombëtare, siguri për qytetarët, pronën dhe llogaritë. Për rastin e inceneratorëve, a dolën disa qytetarë që ishin pensionistë pastrues, ata nuk dinin asgjë. Si hapët një llogari pa kartë identiteti? Të dhënat qytetarët janë thelbësore. Këtu jemi në një skandal të përmasave të mëdha për rrezikun e qytetarit. Qytetari është në rrezik. Kur dalin të dhënat e drejtorit të policisë për kriminelë, kush jep informacion është i rrezikuar se i ka dalë emri. Vendimi nuk ndihmon.
Me firmën tënde mund të bëhet gjithçka dhe ti nuk je në dijeni për asgjë. Rreziku është i jashtëzakonshëm. Sipas ekspertëve ka nisur vjeshtën e kaluar, hakerat e kanë bërë tani publike. Por, sipas gjurmimit ata kanë hyrë në sistem tetorin e kaluar, përkon me shkatërrimin e sistemit nga Edi Rama për zgjedhjet. Dolën të dhënat e qytetarëve në atë periudhë. Një bandë të dhënash me gjithçka rreth votuesit u përdor nga qeveria. Sistemi u godit nga qeveria përparas se ta godisnin hakerat. Edi Rama shkeli rëndë sigurinë e qytetarëve për zgjedhje, kjo ndodhi në pranverë, në vjeshë kemi hakerat.
TI thotë të hetohet partia qeverisëse pasi duke përdorur të dhënat e qytetarëve ka kërcënuar sigurinë dhe demokracinë. Gjykata e Strasburgut dhe TI u deklaruan para hakerave. Komisioneri a mori masa? Të dhënat tona u përdorën nga qeveria. Rama është thyersi i sigurisë sonë, para iranianëve dolën në publik, nuk u hetua. Të dhënat po i botojnë mediat ndërkomëbtare. Nuk është zgjidhje urdhri



