Soko: Të hetohen bankat! “Bankers” ka qenë materniteti ku janë prodhuar oligarkët

Soko: Të hetohen bankat! “Bankers” ka qenë materniteti ku janë prodhuar oligarkët

Eksperti i ekonomisë Pano Soko tha se marrja nga SPAK e hetimeve për “Bankers Petroleum” jep një dritë shpresë për hetime më të thelluara. 

Duke folur në MCN Live Soko thekson se duhen hetuar sektorë agregate si bankat, që mbeten ende sot të paprekshme në Shqipëri. Po ashtu Soko vë në dukje se duhen hetuar edhe oligarkët. “Bankersi ka qenë një maternitet për ata që sot i quajmë oligarkë”, u shpreh ai.

 

Marrja nga SPAK-u jep një farë drite shprese. Duhen hetuar disa sektorë agregate, si puna e bankave. Ne themi që këtu bëhet korrupsion dhe pastrim parash. Një gjë është e sigurt që janë të përfshira bankat. Këtu vetëm bankat nuk hetohen. E vetmja gjë që dimë është që banka këtu është e sigurt. Për të kuptuar gravitetin e Bankers-it, Bankersi është materniteti i atyre që ne i quajmë oligarkë. Kompani janë prodhuar dhe kanë lindur te Bankersi. Kanë këtë peshë që kanë sot, sepse arritën të ushqeheshin mirë me këto para të Bankersit. Një hetim i thelluar i Bankers-it, nëse SPAK-u e zgjeron gamën dhe fillon të shikojë përtej rasteve të përmendura këtu, nuk po diskutoj politikanë, por edhe ata që i quajmë oligarkë, dhe jo dosido, më të rëndësishmit. Shpresojmë të preken bankat dhe oligarkët. Se politikanët venë e vijnë. Rama i ndërron pa problem ministrat. Po u futën te thesi i parasë, aty e tundin sistemin”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy