Niko Peleshi zgjidhet kryetar i ri i Kuvendit

Niko Peleshi zgjidhet kryetar i ri i Kuvendit

Niko Peleshi është zgjedhur Kryetar i ri i Kuvendit të Shqipërisë. 

 

Në seancën e parë të legjislaturës së re Peleshi mori mbështetjen e mazhorancës, me 84 vota pro,  ndërsa tre deputetë votuan kundër. 

 

Opozita zgjodhi një “vote proteste” duke hedhur në kuti në vend të zarfave, pankarta kundër qeverisë. 

 

Peleshi do të pasojë në këtë detyrë Elisa Spriopali, e cila do të drejtojë Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme. 

 

Të nderuar zonja dhe zotërinj deputetë, besimi që më dhatë sot duke më zgjedhur kryetar të Kuvendit të Shqipërisë është nder dhe përgjegjësi të madhe të cilën e pranoj me përulësi dhe përkushtim.  Përvoja ime e punës në Parlament dhe qeveri, dijet dhe energjitë e mia do të vihen të gjitha në shërbim të këtij Kuvendi, Shqipërisë dhe qytetarëve. Jam ftuar nga kryeministri Rama dhe mbështetur më pas nga PS për të kryer këtë detyrë shtetërore të rëndësishme, në një moment historik për Shqipërinë, që do të mbahet mend gjatë, ndaj ndihem dyfish i vlerësuar dhe thellësisht mirënjohës për besimin e dhënë, dhe angazhohem për ta kthyer këtë besim në një shtysë për të punuar me përkushtim çdo ditë”, tha Peleshi në fjalën e mbajtur, ndërkohë që deputetët e opozitës përplasnin tavolinën në formë proteste.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy