
Me mbi 85% të votave të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje rezulton si partia e parë më e votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovës. Vetëvendosje ka marrë 25.95 për qind të votave. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) pason e dyta me 24.09 për qind. Në sheshin kryesor të Prishtinës, Vetëvendosje ka nisur festën. Ndërkohë, Albin Kurti pasi shpalli fitoren, ka deklaruar se forca e tij politike do të nisë negociatat për bashkëpunim me LDK-në, si kryeministri i ri i Kosovës. Edhe LDK ka lënë të hapur mundësinë për aleancë me VV.



