
Ky është momenti kur nxënësit- të shkollës së sulmuar në rusi nga adoleshentë të armatosur- hidhen nga ndërtesa për tu shpëtuar plumbave.
Sipas një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet teksa fëmijët hidhen nga kati i katërt i ndërtesës, ndërsa dëgjohen të shtënat e armëve.
Deri më tani bëhet me dije se 9 persona kanë mbetur të vdekur, mes tyre fëmijë dhe një mësues. Ndërkohë mediat vendase raportojnë se janë dy sulmues, njëri prej tyre është arrestuar, ndërsa një tjetër ndodhet ende në ndërtesë.



