Kryeministri Edi Rama parashtroi në fjalën e mbajtur sot në Kuvend projekt-buxhetin për vitin 2025.
Ai bëri me dije se qeveria do të çlirojë një bonus 100 milionë euro për pensionistët, si bonus për fundvitit.
Pensionistët me pension deri në 20 mijë lekë pension do marrin 150 euro, ndërsa pensionistët me pension mbi 20 mijë lekë, do marrin 100 euro bonus.
“Dua t’u përcjell të gjithë pensionistëve lajmin e mirë se në ditët në vijim qeveria do të clirojë një fond prej afro 100 milionë euro për bonusin e tyre të fundvitit. Ky bonus i ri do të ndahet në dy shkallë. Të gjithë pensionistët që kanë një pension deri në 20 mijë lekë, do të marrin trefishin e bonusit të deridjeshëm, përmes një bonusi të ri prej 150 eurosh, ndërsa pensionistët që kanë pension më të madh se 20 mijë lekë, do marrin dyfishin e bonuesve të mëparshëm përmes një bonusi 100 euro. Ky dallim s’bëhet për t’u dhënë më pak atyre që kanë pension më të lartë, por për t’u dhënë më shumë atyre që kanë një pension më të ulët”.
Rama paralajmëroi se paralelisht me shpërndarjen e bonusit, në ditët para dhjetorit do të krijohet fondi i një bonusi të dytë, që do të jetë bonuesi i pranverës.
“Do të jepet në hyrje të pranverës, një shumë e përfituar nga rritja e të ardhurave të ekonomisë”, tha Rama.



