“Suksese në jetë”, të rinjtë presin Beqajn me vezë e domate te dera e ministrisë

“Suksese në jetë”, të rinjtë presin Beqajn me vezë e domate te dera e ministrisë

Një grup të rinjsh kanë protestuar mëngjesin e sotëm në hyrje të Ministrisë së Shëndetësisë, duke I bllokuar hyrjen ministrit Ilir Beqaj.

Të rinjtë protestues kanë gjuajtur me vezë dhe domate ministrin duke mos e lënë të kalojë.

Është dashur ndërhyrja e policisë, që ministri të mund të hynte në zyrë.

Protestuesit mbanin në duar banderola ku shkruhej “Beqaj nuk kalon. Suksese në jetë”.

Pak ditë më parë, në emisionin “Stop” u shfaq një regjistrim audio, në të cilin ministri Beqaj I komunikonte pushimin nga puna një drejtori në Tropojë me argumentin se nuk kishte marrë pjesë në mbledhjen e PS­-së.

Shprehja e përdorur disa herë për t’i komunikuar këtë vendim ishte “suksese në jetë”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy