Të shtunën Joe Biden arriti votat elektorale për t’u shpallur president i Amerikës, duke mposhtur Donald Trump pavarësish se ky i fundit ka kontestuar duke thënë se çështjen do ta dërgojë në gjykatë, pasi pretendon për manipulimin e rezultatit.
Gjithsesi Biden tashmë konsiderohet si presidenti numër 46 i Amerikës dhe për më tepër urimet kanë ardhur pothuajse nga e gjithë bota. Por sipas BBC ka ende disa kryetarë shtetesh të cilët ende nuk e kanë uruar kandidatin demokrat.
I pari është presidenti i Rusisë Vladimir Putin. Ndryshe nga katër vite më parë, kur ishte nga të parët që uroi Trump, kjo nuk ka ndodhur edhe për Biden. Asnjë ‘tëiter’, telgram ose telefonatë në drejtim të presidentit të ri. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka folur publikisht për këtë çështje duke deklaruar se ‘Rusia është në pritje të një njoftimi zyrtar për fituesin’.
Ndërkohë ndër vendet e tjera që nuk e kanë uruar akoma Biden janë Brazili, Kina, Sllovenia, Estonia, Meksika, Izraeli, Arabia Saudite dhe Korea e Veriut.



