Administrator i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku në MCN Economy ka komentuar lidhur me nismën e Procesit të Berlinit i cili ka mbushur nëntë vjet për të cilin u shpreh se tentativa e tij e parë ishte për të forcuar lidhjet e vendeve të rajonit. Ai tha se një tjetër qëllim ishte dhe shtysa ekonomike për vendet e rajonit dhe integrimin në BE.
Procesi i Berlinit në tërësinë e tij kur u nis nga Merkel, kuptohet harmonizim dhe me be kishte një qëllim të dyfishtë, e para duke i dhënë një tentativë, një shtysë ngritjes ekonomike të vendeve të rajonit, dhe së dyti tentativë për të forcuar lidhjet mes vendeve të rajonit. Duhet të kemi parasysh se këto shtete të rajonit janë dhe kandidatë për tu anëtarësuar në BE. Kjo shtrirje kohore u përdor që gjatë kësaj kohe të merreshin masa që të gjitha këto vende të forcoheshin gradualisht ekonomikisht dhe lidhjet mes tyre që të gjitha së bashku të mund të integroheshin në BE. Kjo ishte ideja e atyre që morën këtë nismë për procesin e Berlinit, një proces përgatitor për vendet kandidate për në BE.
I pyetur se kemi nënshkruar një sërë marrëveshjes, çfarë ka lëvizur sa i përket tregjeve në rajon, Buxhuku tha se zhvillimi i ekonomisë është natyral, nuk ka përmirësime të mëdha. Ai tha se Gjermania nuk ka ndikim tek monopolet shqiptare
Shkëmbimet tregtare mes vendeve të rajonit janë rritur ndër vite por e para duhet të kuptojmë se cilat janë trendet e zhvillimit natyror, edhe sikur asnjë marrëveshje mos të ishte lidhur dhe së dyti nqs do marrim për shembull është rritur me 10 njësi shkëmbimet supozojmë se 7 njësi nga këto do të vinin dhe nëse s’do ishte nënshkruar asnjë marrëveshje dhe 3 njësi të cilat vijnë si pasojë e marrëveshjeve të arritura. Këtë se dimë me saktësi është njësoj sikur të mendojmë, nëse ne do shihnim Shqipërinë në 50 vitet e komunizmit që ishte i mbyllur natyrisht që ka një zhvillim natyror. Ne duhet të gjejmë se cila ishte masa e zhvillimit natyror dhe ajo e ardhur nga marrëveshjet.
Ndërsa se çfarë i pengon 6 vendet ballkanike të kthehen në një faktor ekonomik, Buxhuku sqaroi se duhet të kuptojmë se krahasimi s’mund të jetë i njëjtë sepse bota e zhvilluar vendet e Evropës si të thuash i kishin të zgjidhura problemet bazike të tyre nga demokracia te shtrati ekonomik.
Ato patën shpërthim, ndërsa në vendet e Ballkanit perëndimor Evropa jo më kotë thotë janë vende jo të mirëfillta të stabilizuara dhe ne jemi të ndërgjegjshëm se janë vende pothuajse autokrate, ose në anarshi. Pra nuk jemi të përgatitura nga pikëpamja demokratike. Nga ana ekonomike tregjet e vendeve tona janë tregje relativisht të mbyllura ku mbizotërojnë monopolet, kartelet dhe nuk janë të afta për të konkuruar në tregjet e hapura dhe kujdesen të ruajnë këtë statuo. Këtu dhe pjesa politike dhe ajo ekonomike nuk janë të interesuar për hapje tregjesh dhe jo më pastaj për tu shkrirë me tregun e madh.



