Trenova: SPAK i vonuar në hetime, dosja me 50 arrestime shumë e vjetër. Informacionet kanë qenë (VIDEO)

Trenova: SPAK i vonuar në hetime, dosja me 50 arrestime shumë e vjetër. Informacionet kanë qenë (VIDEO)

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Gentian Trenova, për operacionin e SPAK me 50 urdhër arreste thotë se ka shumë urdhër arreste por nuk e dihet numrin e provave dhe sa do ketë dënime për të pasur përfundim.

Ai e cilëson si hetim të vonuar nga Prokuroria e Posaçme, duke deklaruar se informacionet kanë qenë aty.

Pritet të shihen vendimet e dënimeve, apo është thjesht një show mediatik që herë pas herë prokuroria bën për të hequr vëmendjen edhe nga çështje të tjera.

Po edhe bën prokuroria veprime të tilla, që media të merret me disa çështje të tjera. Organi i hetimit është kthyer në një organ politik.

Ka çështje që kanë përfshirë zyrtarë të lartë, por ky operacion ka rëndësinë e vetë, por do shohim se sa do arrihet dënimi i tyre, prokuroria është e fokusuar te inceneratorët dhe te çështja McGonigal.

Provat janë siguruar nga përgjimet e Encrochat.

Duke folur për MCN Live, deklaroi se mund të hetohet se si mund të kenë hyrë telefonat në burgje, por se gjithçka do të shtojë rëndësinë nëse del se është urdhëruar hyrja nga kreu i burgjeve dhe se në të kundërt nuk do të ketë rëndësi se si është lejuar futja.

Mund të kenë përdorur telefona në burg, por porositë për ekzekutime nuk bëhen me telefon.

Shumë raste mund të dalin nga komunikimet me njeri tjetrin se si mund të jenë marrë porositë për të kryer këto vrasje.

Burimi kryesor për të zbuluar vrasje të vjetra, është dëshmia e këtyre personave se nga kush i kanë marrë urdhrat dhe porositë, ndërsa me përgjime është e vështirë të zbulohen vrasje të vjetra.

Mund të kesh emra, mund të kenë folur me njeri tjetrin, por të folurit në telefon nuk e provon plotësisht vrasjen.

Mund të çojnë tek autorësia e plotë dhe te provat e plota, por nuk janë të mjaftueshme se bisedojnë dy veta në telefon nuk është e mjaftueshme për të thënë se i treti e ka bërë atë që thonë.

Mund të jetë dhe për tu mburrur me njeri tjetrin, ku eksponentë thonë edhe gjëra që i bëjnë edhe jo. Edhe gënjejnë njeri tjetrit. Duhet parë dhe përmbajtja e bisedave.

Ngjarjet kriminale në zonën e Fushë Krujës, lidhen shpesh me emrin e Durim Bamit. Media ka aluduar për Durim Bamin dhe vëllain e vetë.

Për çdo gjë është thjesht në kuadrin e informacioneve policore dhe mediatike, por nuk ka akuzë ndaj tyre.

Ky operacion ka shumë emra dhe shumë ngjarje dhe kam përshtypjen se do të jetë shumë e vështirë ndarja e ngjarjeve me njëra tjetrën.

Një vrasje kërkon shumë punë për tu zbardhur, mbledhjen e dëshmitarëve dhe provave, ndërsa këtu janë bazuar vetëm te përgjimet e Encrochat.

Për paratë e gjetura mund t’i akuzosh për pastrim parash, por jo që janë përdorur për të kryer një vrasje. Ka nevojë për hetime të tjera.

Shumë ngjarje kriminale edhe nuk realizohen dhe nuk raportohen në polici. Unë jam që SPAK të ketë më pak çështje dhe të bazohet më tepër në mbledhjen e provave.

Nuk janë të nxituar se dosja është shumë e vjetër, mendoj se janë të vonuar në hetimin e ngjarjeve.

Nuk është se kanë bërë ndonjë veprim plotësues në katër vjet, dosja ka qenë aty, thjesht kanë kërkuar urdhër-arrestet. Dosja ka fjetur gjumë, tani u kujtuan.

Përmbajtja e bisedave aty ka qenë, kanë katër vjet i kanë pasur aty. Madje avokatët e disa personave të përfshirë kanë dy vjet që i kanë, por nuk kanë të drejtë që t'i publikojnë.

Të gjitha kanë qenë që në 2019 se kanë ardhur nëpërmjet autoriteteve të huaja në Shqipëri.

Duhet parë nëse ka ardhur letër-porosia në periudhën e fundit.

E vetmja mënyrë që ndihmon për zbardhjen e krimeve, është nga dëshmia e një personi që ka qenë aty. Nëse do ketë rrëfime të të pranishmëve, se si janë bërë vrasjet, kjo është një provë shumë e rëndësishme dhe bindëse. Por zakonisht në përgjime personazhet flasin për vrasje që i ka bërë dikush tjetër.

Operacioni i SPAK u kryesua nga prokurorët Alfred Shehu dhe Altin Dumani, në kuadër të “Metamorfoza 3”, gjatë të cilit u sekuestruan 3 milionë euro cash dhe në total 4.5 milionë euro pasuri nga bosët e krimit.

<iframe width="560" height="315" src="https://www.youtube.com/embed/_3C1L5MbPpo?si=KQHyqamCY25Dcr73" title="YouTube video player" frameborder="0" allow="accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share" referrerpolicy="strict-origin-when-cross-origin" allowfullscreen></iframe>

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy