Edhe pse ishte paralajmëruar mbajtja e një protestë në SPAK, pas heqjes së imunitetit të deputetit të Sali Berishës, nuk ka një prani të tillë, edhe pse ka pasur për disa momente forca policie që janë larguar.
Gazetari Arsen Rusta raportoi për MCN Live se Prokuroria e Posaçme është në pritje të zarfit nga Kryesia e Kuvendi dhe sapo vendimi zyrtar i parlamentit të mbërrijë, atëherë SPAK do e administrojë këtë dokument nëpërmjet protokollit.
Do të duhet që prokurorët Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai të vendosin nëse t’i drejtohen Gjykatës së Posaçme me kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurisë nga “detyrim paraqitje” në “arrest shtëpie” apo “arrest në burg”.
Dhe brenda dy ditësh do të duhet që gjyqtarja Irena Gjoka të thërrasë një seancë me praninë e prokurorisë, avokatëve apo qoftë dhe në dhomë këshillimi, edhe të miratojë masën e sigurisë.
Me miratimin e masës së sigurisë do të jetë SPAK që do e ekzekutojë.
Për të kërkuar arrestin në qeli sipas Kodit të Procedurës Penale për personat mbi 70 vjeç, është e pamundur të ekzekutohet masa “arrest me burg”, vetëm kur vepra penale kalon 10 vite maksimumin e dënimit për të kërkuar arrest me burg.
Në këto momente jemi në dyshimet e veprës penale të korrupsionit pasiv dhe jemi në limitet e dhjetë vjeçarit.
Mbetet për t’u parë pasi merren parasysh shumë elementë kur merret një masë sigurie.
Fundjava do të jetë ajo që do të vendosë për masën e sigurisë.
Pasi një ditë më parë u mor ok dhe nga Gjykata Kushtetuese, SPAK nuk do të ketë asnjë pengesë.



