TikTok paditet për 'ndikim negativ' të shëndetin mendor të adoleshentëve

TikTok paditet për 'ndikim negativ' të shëndetin mendor të adoleshentëve

Disa shtete në SHBA kanë paditur TikTok-un duke e akuzuar se ndihmon në nxitjen e një krize të shëndetit mendor tek adoleshentët. 14 avokatë pretendojnë se kompania përdor veçori të varësisë për t’i mbajtur të lidhur fëmijët me aplikacionin.

TikTok e di se përdorimi i detyrueshëm dhe efektet e tjera të dëmshme të platformës së tij po ndikojnë negativisht në shëndetin mendor të miliona fëmijëve dhe adoleshentëve amerikanë. Por edhe pse këto janë të dokumentuara, TikTok vazhdimisht e cilëson platformën e tij si të sigurt dhe të përshtatshme për fëmijët.”

Në padi veçohen disa elementë si problematike: sinjalet që prishin gjumin, videot që zhduken duke i shtyrë përdoruesit që të kontrollojnë shpesh platformën, si dhe filtra bukurie që i bën përdoruesit të mos ndihen komod me pamjen e tyre.

Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James tha se të rinjtë në të gjithë vendin kanë vdekur ose janë plagosur duke bërë sfidat e TikTok dhe shumë të tjerë po ndihen më të trishtuar, të shqetësuar dhe të dëshpëruar për shkak të varësisë së TikTok.

“TikTok pretendon se platforma e tyre është e sigurt për të rinjtë, por kjo nuk është aspak e vërtetë,” tha James në një deklaratë duke njoftuar veprimin.

Nga ana tjetër, TikTok e quajti padinë zhgënjyese dhe tha se besonte se shumë nga pretendimet ishin të pasakta dhe mashtruese.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy