Mesazhi i Papës për të rinjtë: Mos u bëni pensionistë 23-vjeçarë

Mesazhi i Papës për të rinjtë: Mos u bëni pensionistë 23-vjeçarë

“Ne duhet të dimë se si të rrezikojmë në jetë. Kjo është e bukura e jetës. Rinia nuk është pasivitet, por një përpjekje e fortë për të arritur qëllime të rëndësishme, edhe nëse kjo ka kosto. Të rinjtë që rrinë në kolltuqe janë pasivë, rrinë ulur duke parë t’u kalojë historia para syve ".

Kështu u është drejtuar Papa Françesku të rinjve gjatë një seance pyetje-përgjigje në " Collegio Barbarigo", në Padova. “Nuk është gjë bukur të shohësh një të ri të dalë në pension. Dhe ka të tillë. Ky është fundi i rinisë: të plakesh në moshën 22, 23 ose 24-vjeçare - vazhdoi Papa. Rinia nuk është pasivitet, por një përpjekje e palodhur për të arritur qëllime të rëndësishme, edhe nëse kjo të kushton. Në jetë, asgjë nuk është falas. Për të ecur përpara, duhen përpjekje çdo ditë", u ka thënë ai studentëve të kolegjit të Padovës.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy