
Dosja Beleri tashmë ka kaluar në SPAK.
Gazetari Arsen Rusta ka bërë të ditur sot se masa e sigurisë ndaj kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, do të ribëhet me zbardhjen e vendimit nga Gjykata e Vlorës për mos kompetencë.
Sa i përket transferimit kanë mbërrit vetëm materialet e Prokurorisë se Vlorës. Pa ardhur vendimi i zbardhur nga Vlora nuk ka masë sigurie.
Mbetet në fuqi edhe për llogari të SPAK masa e dhënë nga Vlora.
Pas vendimit të Gjykatës së Vlorës, Beleri është transferuar në paraburgimin 313 në Tiranë ndërsa Pandeli Kokoveshi ndodhet në Spitalin e burgut në Tiranë.



