Politologu Ilir Kalemaj deklaroi në studion e MCN Live se në 2023 janë shënuar disa hapa para, por që gjithsesi progresi është i limituar.
Duke vijuar më tej, Kalemaj tha se në rrafshin e politikës së jashtme është arritje që pas drejtimit të OSBE, ishim vend anëtar i përkohshëm i Këshillit të Sigurimit në OKB dhe se për 2 muaj kemi drejtuar mbledhjet.
Ky vit ka shënuar disa hapa para, por progres dhe suksese të limituara ashtu siç ka shënuar dhe dështime. Në rrafshin e politikës së jashtme është arritje që pas drejtimit të OSBE, ishim vend anëtar i përkohshëm i Këshillit të Sigurimit në OKB, me një mandat 2 vjeçar dhe sipas protokolleve për 2 muaj kemi drejtuar dhe mbledhjet e Këshillit të Sigurimit. Lajmi ishte që pati rokadë të Xhaçkës me Hasanin, në muajin që ishte dhe muaji kryesues i Shqipërisë për shkak të protokollit në Këshillin e Sigurimit.
Një lajm i munguar, do e quaja dështim, është moshapja ende e negociatave dhe shkak kësaj here u bë çështje Beleri, vetoja e Greqisë. Kjo është dështim, e kemi hapur shumë herë shampanjën.
Më tej, Kalemaj tha në Shqipëri kemi krimin elektoral, i cili është i demontueshëm për 24 orë nëse ekziston vullneti politik.
Ne nuk kemi krim rruge, kemi një lloj krimi tjetër, kemi krim politik, elektoral. Kemi baronë lokal, të fuqishëm të lidhur me tentakula me pjesëtarë të mazhorancës të cilët përdorin fuqinë, rrjetin e tyre për të mobilizuar vota në favor të partisë shtet dhe në këmbim të saj i ofrohet mbrojtje. Mbrojtje që varion nga mbrojtje për territoret për kultivimin e kanabisit, deri tek mbrojtja në burgje të cilët i kanë kthyer në hotele me 5 yje.
Ky është krimi i rrezikshëm, dhe është i demontueshem për 24 orë nëse ekziston vullneti politik.
Sipas Kalemajt, harta e re gjyqësore është jo vetëm një hap pas, por edhe një çmenduri.
Harta e re gjyqësore është jo vetëm një hapa mbrapa, por është një çmenduri sa i përket dhënies së shërbimit të qytetarit. Kjo ka ndodhur dhe me drejtoritë arsimore, me çdo lloj pushteti në Shqipëri që është munduar të centralizohet. Që me 61 bashkitë që prodhuan një salamandër elektorale që nuk na çuan në reduktim të numrit të punonjësve, por në shtim të tyre.



