Si u arrestua vrasësi i dyshuar i Shkëlzen Kastratit, tentoi të fshihte pistoletën nën baltë

Si u arrestua vrasësi i dyshuar i Shkëlzen Kastratit, tentoi të fshihte pistoletën nën baltë

Policia e Shtetit njoftoi zyrtarisht arrestimin e 37-vjeçarit Albert Zaja, i dyshuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit, ngjarje kjo e ndodhur në Fier në muajin shkurt. Sipas policisë, për arrestimin e autorit është dashur zhvillimi i një operacioni në zonën e Krujës dhe Fushë-Krujës nga Forcat Speciale “RENEA”.

Kapet dhe vihet në pranga një nga autorët e vrasjes së shtetasit Shkëlzen Kastrati  ndodhur më datë 01 shkurt 2021, në Fier. Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë që e posedonte 37-vjeçari”, njoftoi policia.

Në kuadër të operacionit, në fshatin Larushk  të Krujës,  Forcat Speciale RENEA bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e  shtetasit Albert Zaja. 37-vjeçari, porsa ka parë se është rrethuar nga Policia ka tentuar të fshehë në baltë një armë zjarri pistoletë dhe ka tentuar të largohet, por është kapur dhe prangosur nga Policia.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, mbi bazën e provave të grumbulluara nga strukturat hetimore të DVP Fier në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminale  ka vendosur në mungesë për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim. Operacioni  vijon për kapjen e  autorëve të tjerë të kësaj ngjarje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy