Papajorgji: Çështja e detit me Greqinë, e lehtë për t’u zgjidhur nga inteligjenca artificiale
Profesori Petraq Papajorgji tha në emisionin “Arnautistan” se çështja e detit mes Shqipërisë dhe Greqinë mund të jetë e lehtë për t’u zgjidhur nga inteligjenca artificiale.
Megjithatë Papajorgji u shpreh skeptik nëse do përdoret në të ardhmen inteligjenca artificiale për vendimmarrje politike.
“Duke përdorur inteligjencën artificiale janë zgjidhur probleme shumë komplekse në gjenetikë. Problemi i detit me Greqinë më duket problem relativisht i lehtë. Ka të bëjë me kthimin mbrapa 100 a 200 vjet për të mbledhur të dhënat historike. Pasi bëhet një përmbledhje konsultohet legjislacioni përkatës dhe mund të dalë. Është problem i lehtë për t'u zgjidhur. Por është problemi a do përdoret një sistem i ushqyer me të dhëna nga Shqipëria apo nga Greqia. Do të duhej të përdorej një sistem i ushqyer nga anglezët, apo organizatat ndërkombëtare, që e shohin më objektivisht çështjen”.
Duke folur për Chat Gpt Papajorgji tha se për gjërat që gjendet informacion i bollshëm, në përgjithësi jepet një informacion tepër i saktë. Ai u shpreh po ashtu se Google Translate do të përsoset po ashtu në vitet e ardhshme.
MCN Radio
103.1 FM
MCN Radio
103.1 FM
Intro
MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.