Agron Shehaj: PD në situatë të vështirë, opozita e përçarë

Agron Shehaj: PD në situatë të vështirë, opozita e përçarë

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj nga studio e ‘Të Paekspozuarit” në MCN TV deklaroi se më shumë se me vendimin e marrë nga Basha për përjashtimin e Berishës preferoi të fliste për pasojat në PD dhe gjendjen në të cilën ajo ndodhet.

Sipas Shehaj, situata brenda PD tani është shumë e vështirë, sepse tani PD është e përçarë, opozita është e përçarë.

Më shumë se sa me vendimin për përjashtimin, unë në fakt do merresha me pasojat dhe gjendjen aktuale të PD dhe opozitës sepse kjo më shqetëson më shumë. Po të shohim faktet çfarë dimë pa vrarë mendjen se cilat ishin arsyet, situata tani është e vështirë brenda PD.  Fakti që ne dogjëm mandatin apo se nuk morëm pjesë në zgjedhjet ishte në vetvete gabim, kjo ishte arsyeja pse u tërhoqëm sepse nuk kishim zgjedhje tjetër. Në fakt në këtë vendim që ne marrim duhen parë në kontekstin çfarë ka ndodhur më parë, pasojat.

Ka disa fakte që PD tani është e përçarë, opozita. Berisha gëzon një mbështetje të madhe madje shumë më të madhe se sa e prisnim, shumica mbështesin Berishën, por duhet duhet parë sa janë votues të PD dhe sa mbështetës të Berishës. Tani çështja është çfarë do bëjmë. Është e qartë se Berisha dhe kushdo që ndjehet i lënduar do kërkojë problemin në detajet dhe formën se si janë marrë vendimet.

PD ka marrë shumë vendime në të kaluarën dhe i ka marrë pikërisht në këtë formë. Këto 4 vjet nuk është se ka pasur vendime të marra siç duhej. Kështu që Berisha më shumë e ka me thelbin, mënyrën se si është marrë vendimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy